“Kujto se banorët nuk na duan bashkë” – Loredana surprizohet nga Jozi, si iu përgjigj ajo?

Me rastin e Shën Valentinit disa prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, janë suprizuar nga partnerët e tyre.

Edhe Loredana ka marrë një buqetë me lule nga ish-banori, Jozi, me të cilin krijoi një lidhje romantike në shtëpinë e BBV 4.

“Lori, jam munduar gjithmonë të të bind që të mos ndikohesh nga fjalët e të tjerëve. Qëndro vetvetja, mos harro kurrë fjalët që të kam thënë. Vazhdo rrugëtimin tënd dhe kujto që banorët nuk na duan bashkë”, ka shkruar Jozi.

Pasi lexoi mesazhin, Loredana shprehet:

“Nuk ishin fjalët që prisja dhe përgjigja që doja. Nuk është gjithçka lojë, nuk janë fjalët që dua sot. Shumë e vështirë për të kuptuar gjendjen e tjetrit. E vlerësoj shumë, faleminderit për lulet. Nuk kam nevojë për lulet, kam nevojë për diçka tjetër”.


Shtuar 15.02.2025 08:40

Tags: ,