Kanellë me dioksid squfuri në Shqipëri/ BE jep alarmin: Është e rrezikshme, largojeni nga tregu!

Në vendin tonë është tregtuar kanell me të dioksidit të squfurit.

Disa nga problemet shëndetësore që mund të shkaktojë dioksidi i squfurit janë:
– Irritim të rrugëve të frymëmarrjes;
– inflamacion në mushkëri;
– dhimbje stomaku;
– alergji;
– mund të shkaktojë edhe migrenë.

Sipas të dhënave të BE-së, pas kontrolleve dhe analizave të kryera në Qipro është konstatuar prani e kompetentit të paautorizuar të dioksidit të squfurit në kanellë, i cili përbën risk me ndikim serioz në shëndetin e njeriut.

Shtatë muaj pasi ky produkt ka qarkulluar në tregun tonë ka ardhur njoftimi nga sistemi i RASSF i Bashkimit Europian për nxjerrjen nga tregu dhe asgjësimin e këtij produkti.

Në lidhje me këtë problematikë, televizioni “Ora News” i është drejtuar me një kërkesë për informacion Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, institucion i cili na ka bërë me dije se kanella me dioksid squfuri është importuar nga Vietnami.

Sipas informacioneve zyrtare, në vendin tonë produkti “kanellë e tharë” është importuar në sasinë 660 kg.

Pas ardhjes së njoftimit se ky produkt duhet larguar nga tregu dhe asgjësuar është arritur të bllokohet 450 kg, ndërsa sasia tjetër ka rezultuar e shitur.


Shtuar 14.02.2025 12:52