FOTO+EMRI/ Kapet super hajduti në Kamëz, digjte makina dhe kryente vjedhje në banesa të ndryshme

Personi që shikoni në këtë foto është Ilirjan Gjuni, i arrestuar nga komisariati 5 si autor i disa djegia makinash si dhe për vjedhje të ndryshme.

Ai rezulton me precendet penal ku më datë 19.03.2015 është shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Me vendimin nr. 4146, datë 26.11.2015, Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes”.

Me vendimin nr. 641, datë 12.03.2016, është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”. Me vendimin nr. 475/1, datë 14.07.2013, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.

Më datë 10.04.2013, është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë një banesë.

Më datë 16.02.2013, është arrestuar për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Më datë 14.04.2013, është ndaluar për veprën penale “Vjedhje”.Më datë 21.03.2012, është arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.Më datë 17.02.2015, është shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Më datë 19.02.2015, është arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Ky shtetas është kthyer me deportim nga Franca më datë 04.08.2024, pasi ka kryer një dënim prej 20 muaj burg për veprën penale “Plagosje me mjet të mprehtë”, si dhe i është vendosur ekspuls i përjetshëm nga ky shtet.


Shtuar 14.02.2025 12:20

Tags: ,