Babai filmon momentin kur i biri 24-vjeçar gëlltitet nga balena (VIDEO)

Një balenë gëlltiti për pak momente një 24-vjeçar në Kilin jugor, teksa i riu ndodhej me kajak (mjet lundrimi) në mes të detit.

Pamjet virale janë filmuar nga babai i 24-vjeçarit.

Adrián Simancas po bënte kajak me babanë e tij, Dell, kur balena doli papritur dhe e përpiu atë së bashku me kajakun.

Në videon virale, Dell Simancas, dëgjohet duke bërtitur “Relax! Relax!” ndërsa djali i tij u zhduk në gojën e balenës.

Pesë sekonda më vonë, Adrián u kthye në sipërfaqe, i habitur, por i sigurt.

“Mendova se më gëlltiti”, tha Adrián për AFP, duke përshkruar ndjesinë që përjetoi në ato momente.

“Në atë moment mendova se do të vdisja”, tha ai.


Shtuar 14.02.2025 11:11