Ditën e sotme një autobus me targa serbe është dëmtuar në Shkup.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme autobusi me targa të Serbisë është goditur me mjete të forta nga persona të panjohur.
“Më 26.06.2021 në ora 09.10 në Stacionin Policor në Qendër, S.K.(47) nga Serbia ka denoncuar se gjatë periudhës prej 19:20 të datës 25.06.2021 deri në ora 07:30 të datës 26.06.2021, kryerësi i panjohur me mjet të fortë e ka dëmtuar pasqyrën e autobusit me targa të Serbisë, i cili ka qenë i parkuar në në parkingun “Filipi i Dytë i Maqedonisë”,- thuhet në njoftmin nga MPB.
Deri tani nuk mendohet për vjedhie, pasi personi që ka gjuajtur nuk ka marrë asgjë nga automjeti. Ekipi i SPB Shkup po merret me ekspertizën e ngjarjes.