Parashikimi i motit 13 Shkurt 2025, vranësira, reshje shiu dhe dëbore

Këtë të enjte vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë Verilindore, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Verior dhe Verilindor të vendit.

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim, të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në në gjithë vendin por në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.


Shtuar 13.02.2025 08:01