Partnerja e Konstantinos Argyrou, Alexandra Nika, u përfshi në një aksident ditën e dielë, pasi shoferi që po drejtonte makinën ‘Bentley’ e ka përplasur teksa ajo po ecte me fëmijën e saj në rrugën Patriarch Ioakeim në Kolonaki.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Patriarkut Joakim dhe Lukianou rreth orës 18:30 të së dielës.
Gruaja ka mbetur e plagosur lehtë dhe nuk ka pasur nevojë të transportohet me ambulancë në spital, ndërsa foshnja ka mbetur e padëmtuar. Vijojnë kërkimet për drejtuesin e mjetit luksoz, pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Marrëdhënia e Konstantinos Argyros me Alexandra Nikën
Lidhja e Konstantinos Argyros me Alexandra Nikën u bë e njohur në mars të vitit 2023. Alexandra Nika është vajza e biznesmenit grek George Nika dhe Miranda Patera, nga familja e njohur e pronarëve të anijeve. Të dy janë njohur nëpërmjet mikut të tyre të përbashkët Anestis Evangelopoulos.
Djali i tyre quhet Vasilis dhe lindi nëntorin e kaluar. Për Alexandra Nikën, Konstantinos Argyros ka thënë më parë në një intervistë se “ajo është një vajzë shumë e zgjuar dhe e arsimuar”.
Dsma e tyre dhe pagëzimi i vogëlushit do të bëhet verën e ardhshme.