Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, tha se do të presin deri në numërimin final të votave “në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores”. Ai ka shkruar në Facebook se numërimi po vazhdon.
“Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit, në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores sonë”, ka thënë ai.
KQZ-ja ka njoftuar se ka telashe teknike me uebfaqen ku po publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare .