Bill Gates flet për herë të parë për të dashurën e tij

Bashkëthemeluesi i Microsoft, miliarderi Bill Gates, ka folur për herë të parë në lidhje me të dashurën e tij, Paula Hurd, 60 vjeç, gjatë një interviste në emisionin e njohur “Today”. Gates tha se ndihet me fat që ka një të dashur serioze dhe se ata kalojnë shumë kohë të këndshme së bashku, duke përmendur aktivitete të tilla si vizitat në Lojërat Olimpike dhe shumë gjëra të tjera argëtuese.

“Ne kalojmë kohë të këndshme bashkë, shkojmë në Lojërat Olimpike dhe bëjmë shumë gjëra të tjera të lezetshme,” komentoi Gates për marrëdhënien e tij me Hurd, e cila është e veja e ish-CEO-së së Oracle, Mark Hurd.

Përsa i përket jetës familjare, Gates gjithashtu u pyet për nipërit dhe mbesat e tij, të cilët janë fëmijët e vajzës së tij, Jennifer. Gates tha se nuk dëshiron t’i detyrojë ata të ndjekin hapat e tij në biznes, por shprehu dëshirën të jetë një gjysh i mirë dhe t’u lexojë libra, ashtu siç bënin edhe gjyshërit e tij.

Ndërkohë, Gates ka folur edhe për divorcin e tij nga Melinda French Gates, duke e cilësuar atë si një nga gabimet më të mëdha të jetës së tij. Ai theksoi se divorci ishte i dhimbshëm për të dy dhe ka pasur ndikim të thellë për të paktën dy vjet.


Shtuar 6.02.2025 12:53