“Nuk ishte hera e parë…”/ Vdekja e Liam Payne, flet për herë të parë e dashura e tij

E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, ka folur pas vdekjes tragjike të ish-yllit të One Direction.

Ajo ka folur në një intervistë të gjatë për The Sun, në të cilën nuk i kurseu as lotët. Ajo u ndal te vendimi për tu rikthyer në Florida përpara se ngjarja tragjike të ndodhte, duke thënë:

“Ne kishim qenin tonë dhe padyshim që kurrë, kurrë nuk e kisha menduar se kjo ngjarje do të ndodhte. Ishte një aksident tragjik dhe jo, nuk e kam menduar kurrë që ai mund të vdiste aq i ri. Por ne kishim jetët tona dhe kjo nuk ishte hera e parë që qëndronim larg njëri-tjetrit”.

Që nga vdekja e tij, ajo ka telefonuar vazhdimisht në numrin e vjetër të telefonit të Liam vetëm për të dëgjuar mesazhin zanor të tij. Ajo gjithashtu është larguar nga banesa që dikur e kishin marrë me qira në Florida dhe është kthyer në vendlindjen e saj, New Jersey.

Kate tregoi se e mësoi për lajmin tronditës nga një prej miqve të Liam kur ajo ishte në shtëpi me qenin e tyre, Nala, ndërsa ajo ishte duke kaluar kohë në mediat sociale. Si fillim, ajo besoi se ishte një mashtrim, por kishte një ndjesi të keqe se do të ishte e vërtetë.


Shtuar 6.02.2025 11:13