Nominimi mes Gjestit dhe Drilonit, Alaudini flet për herë të parë

Prezantuesi i ‘Big Brother VIP Kosova’, Alaudin Hamiti ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të publikut. Në një prej tyre ai u pyet edhe për nominimin mes Gjestit dhe Drilonit duke thënë se Gjesti u eliminia pasi votat e diasporës bënë diferencën.

“Ky është aludimi më i kotë që dikush mund ta bëjë. Askush në ate pikë të lojës nuk do që të dalin dy lojëtarët më të fortë. Ishte fati i tillë që i ra Leos të jetë kapiten dhe ai të vendosë për të dërguar dy banorë në nominim kokë me kokë.

Kushdo që do eliminohej do të shëndrrohej në hero dhe viktimë, sepse të dy ishin kokë me kokë për vendin e parë në finale. Siç e dini votohet nga të gjitha anët, Kosovë e Shqipëri, atë natë votat e diasporës bënë diferencën për ta eliminuar Gjestin nga gara”, tha ai.

Moderatori po ashtu u pyet edhe rreth një ‘mllefi’ të supozuar në raport mes dy produksioneve, BBVK dhe BBVA.


Shtuar 5.02.2025 19:36