Media Britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull ku kryeministrja Italiane Giorgia Meloni vlerësohet si aleatja e vetme e Presidentit të Zgjedhur Donald Trump në Europë. E përditshmja britanike e cila rithekson faktin se Meloni ishte e vetmja lidere Europiane e ftuar në Inagurimin e Donald Trump, analizon sesi Presidenti Amerikan ka ndryshuar pikpamjet mbi aleatët në mandatin e tij të dytë.
The Telegraph shkruan se sot Franca është e përfshirë nga trazira të brendshme politike me një parlament të dobët ndërsa Olaf Scholz nga ana tjetër me shumë gjasë sipas sondazheve do të humb zgjedhjet për Kancelar që pritet të mbahen në 23 Shkurt. E gjithë situata aktuale në tri fuqitë më të mëdha Europiane duke se favorizon Melonin e cila po korr gjithnjë e më shumë territor solid në politikën e Unionin 27 anëtarësh. Përpara inagurimit të tij, Trump e kishte përshkruar Melonin pas takimit të 5 janarit në rezidencën e tij në Mar-a-Lago si një grua të zgjuar që ka pushtuar Europën dhe sot kryetarja e Qeverisë Italiane duket mikja dhe aleatja e vetme transaltantike e Presdidentit Amerikan.
The Telegraph shkruan se një rol të veçantë në atë që duket një marrdhënie solide mes Trump dhe Melonit ka luajtur edhe njeriu më I pasur I Botës Elon Musk I cili është pjesë e administratës qeverisëse të Republikanit. Media Britnaike risjell në vemendje marrdhënien Musk – Meloni duke shkruar se njeriu më I pasur I botës e ka qujtur Kryeministren Italiane një nga mendjet më të bukura ndërsa i dha asaj trofeun e qytetarit Global në Këshillin e Atlantikut të mbajtur në Nju Jork në shtator të vitit të shkuar. Meloni paraqitet sot e vetmja lidere Europiane që ka aftësinë të negociojë me Donald Trump dhe sipas The Telegraph dicka e tillë u bë e ditur kur Kryetarja e qeverisë Italiane negocio me Washingtonin që të lironte një shtetas Iranian të cilin Shtetet e Bashkuara e Kërkonin, në mënyrë që Italia të mund të merrte lirimin e gazetares së Corriere Della Sera, Cecilia Sala e cila ishte ndalur nga Teherani.
Trump vlerëson Melonin edhe në lidhje me punën që ajo ka bërë për uljen e fluksit të emigrantëve të paligjshëm, ku pjesë e ketij suksesi është edhe marrëveshja mes Romës dhe Tiranës zyrtare. Vetë Trump erdhi në pushtet me zotimin për të zgjidhur problematikat me një kufi të dobët. E gjithë kjo qasje e përbashkët mes Giorgia Melonit Melonit dhe Presidentid Amerikan Donald Trump ka bërë sipas “The Telegraph” që Kryeministrja Italiane të jetë aleatja më e rëndësishme Europiane e Kreut të Shtëpisë së Bardhë.