Ky që shihni në foton e mëposhtme, është i burgosur që u arratis gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë.
Bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje. I burgosuri ka qenë i shtruar tek dhoma e mjekimeve në burgun e Lezhës.
Gjatë natës është aratisur, ndërsa dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.
Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit.
Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.