Arrestohet këngëtari shqiptar në Greqi, tentoi ti largohet policisë

Këngëtari shqiptar Kristos Mastoras është arrestuar nga policia greke për shkak të gjendjes së dehur. Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, nga zona e Dropullit, është vënë në pranga gjatë natës, afër sheshit Omonia. Gjithashtu policia ka konfirmuar se Mastoras kishte një nivel alkooli prej 0.83 mg.

Po ashtu bëhet e ditur se artisti shqiptar ka tentuar të largohet nga postoblloku, por është ndaluar nga forcat e rendit. Për këtë arsye, ai do të paraqitet në gjykatë gjatë ditës së sotme për masë sigurie.

Mastoras është një këngëtar i njohur në Greqi dhe i dashur për publikun. Ai është me origjinë shqiptare, nga fshati Vodhinë i Dropullit të Sipërm në Qarkun e Gjirokastrës, por familja e tij u zhvendos në Greqi kur ai ishte 3 vjeç.


Shtuar 3.02.2025 18:04