Aksident i rëndë në Gramsh/ Humb jetën një person, pamje nga vendi i ngjarjes (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në Gramsh. Sipas informacioneve paraprake, një person ka humbur jetën.

Raportohet se dy automjete, tip “Opel” dhe “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një person, rreth 50-vjeç dhe janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Traumës.

 


Shtuar 3.02.2025 09:21