Lamine Yamal dhuroi spektakël në sfidën e sotme, që Barcelona luajti kundër Alaves.
Sulmuesi i katalanasve i iku 8 lojtarëve kundërshtarë, kur luhej minuta e katërt.
Në fund pasoi për Raphinhan, i cili nuk shënjestroi si duhet portën. Lëvizjet e Yamal i ngjasonin atyre të Messit, teksa i gjithë stadiumi duartrokiti me ovacione.
Në fund Barça fitoi me rezultatin 1-0. Ishte Lewandowski, që shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë.
Katalanasit mbajnë vendin e tretë me 4 pikë më pak se kryesuesit e Realit të Madridit.