(E plotësuar) Kandidati për kryeministër i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në takim me qytetarë dhe elektoratin e saj në Klinë, tha se programi i kësaj partie është program i zhvillimit, i cili do të ketë lehtësira për bizneset dhe ulje të çmimeve në produkte bazike.
Ai tha se me qeverisjen e tyre do t’i shërbejnë secilit qytetarë, pa dallim.
“Ne garojmë para juve me program të qartë me plan të qartë për zhvillim ekonomik,lehtësira ne biznes, sepse mbi bazën e tyre ekziston shteti i fuqishëm”, tha Hamza.
Rritja e pagave prej 50% dhe pensioneve prej 70%, Hamza tha se mbetët zotimi i tij kryesor, ndërsa premtoi të përkrahë edhe punësuarit në sektorin privat.
“Do ti rrisim pagat për 50%, kjo do të ndodhë në fillim të mandatit”. “Ne jemi edhe në përkrahje të te punësuarve në sektorin privat,përmes Gjykatës se Punës dhe fondit të papunësisë”, tha Hamza.
Ai premtoi nga 100 euro për çdo prind që detyrohet të dërgojë në kopshte private fëmijët,në mungesë të hapësirës në kopshte publike.
Hamza tha se rritja e çmimeve për produktet bazike në 4 vitet e fundit,tha se do të ndryshojë me qeverisjen e PDK-së.
Dega e Partisë Demokratike në Klinë prezantoi edhe kandidatët për deputet, në zgjedhjet e 9 shkurtit,nga ky qytet.
Kandidati për kryeministër të ardhshëm të Kosovës nga PDK, Bedri Hamza, ka takuar në një tubim elektoral edhe qytetarët në Klinë të Epërme, ku premtoi investime, siç tha, që do ta transformojnë edhe më tej Skenderajn.
“Ne ofrojmë ekonomi më të mirë, punësim më shumë, arsim më të mirë dhe ju siguroj se do të ndajmë 25 milionë euro për vajzat dhe djemtë që duan të studiojnë”, ka thënë ai.