Koalicioni AAK, Nisma, Konservatorët, Forumi intelektual e 30 Idealë, kanë mbajtur tubim zgjedhor në Istog.
Para përkrahësve të këtij koalicioni, kandidati për kryeministër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për plan-programin qeverisës, tha se dyfishimi i pagave në Kosovë do të ndodhë nën udhëheqjen e tij.
Po ashtu, ai përmendin anëtarësimi në NATO, ngritjen e buxhetit për mbrojtje në 4 për qind të bruto produktit vendor e gjithashtu rritjen e pagave për të gjithë punonjësit në institucionet publike.
“Nëse janë 700 sot, ato kanë me qenë 1400”, tha Haradinaj.
Partneri i koalicionit, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për rreshtim drejt një fitoreje të madhe për ndryshim të vendit.
“Nuk e keni vështirë me zgjedhë çka do që të bëni, veç vonoheni. Mos e vononi zhvillimin e Dukagjinit, shumë jeni vonuar katër vite…”, tha Fatmir Limaj, partner i koalicionit, kryetar i Nismas Socialdemokrate
Kandidati për deputet, që vjen nga Istogu, Bekë Berisha, deklaroi se ky koalicion vizion e ka forcimin e ushtrisë e shtetit.