Donald Trump kundër terroristëve të ISIS-it: Ne do t’iu gjejmë dhe do t’iu vrasim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se ai ka urdhëruar sulme ajrore kundër një lideri të Shtetit Islamik.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, ai deklaron se këta terroristë janë gjetur të fshehur nëpër shpella. Ndërsa shprehet se sulmet e SHBA-së kanë shkatërruar shpellat ku ata jetonin.

“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore ushtarake ISIS-it dhe terroristëve të tjerë në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënonin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, shprehet Trump.

Ndër të tjera president ka thënë se ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe administrata e tij nuk kanë vepruar mjaftueshëm shpejt me qëllim që t’i gjenin dhe sulmonin, ose ashtu si dhe presidenti e thotë të “mbaronin punë”.

“Ushtria jonë e kishte vënë në shënjestër planifikuesin e sulmeve të ISIS-it prej vitesh, por Biden dhe administrata e tij nuk vepruan mjaftueshëm shpejt për ta përfunduar punën. Unë e bëra!

Mesazhi për ISIS-in dhe për të gjithë ata që do të sulmojnë amerikanët është: “Ne do t ju gjejmë dhe do t’ju vrasim!”, shkroi në postimin e tij Trump.


Shtuar 2.02.2025 16:37

Tags: ,