Petraq Milo: Partia e Lirisë do t’i shpallë luftë informalitetit, ja plani ynë për strehimin për çiftet e reja

Sekretari për Ekonominë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, foli për programin ekonomik të Partisë së Lirisë. Milo theksoi se PL do i shpallë luftë informalitetit në punë dhe korrupsionit.

Gjithashtu, ai dha detaje edhe nga plani i Partisë së Lirisë, për strehimin me banesa sociale të çifteve të reja.

“Do i shpallim luftë informalitetit. Sot kemi 45 përqind të punonjësve që punojnë në treg informal. Do i shpallim luftë korrupsionit. Shqipëria së paku duhet të ketë zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit.

Ne kemi menduar që të ndërtojmë banesa sociale. Çiftet e reja duhet të kenë mundësi që të blejnë një apartament. Ne insistojmë të rriten pagat, që çiftet e reja të kenë mundësi që të blejnë një shtëpi. Ne duam t’i vijmë në ndihmë të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, që ata të qëndrojnë në Shqipëri e të ndalim shpopullimin”, tha ai.


Shtuar 1.02.2025 15:57