U gjet i pajetë në rezervuar, babai i viktimës: E dërgoja në spital dy tre herë në javë

Pas gjetjes së trupit të 54-vjeçarit në rezervuarin e Kamenicës, policia ka dal me një njoftim zyrtar.

Policia njofton se Polumbarët e Reneas kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë te shtetasit Valmir Lame. Gjithashtu, nga vrojtimet paraprake në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe se mund të jetë mbytur në rezervuar.

Sakaq, babai i viktimës ka rrëfyer në një deklaratë se 54-vjeçari ishte i sëmurë dhe e çonte në spital 2-3 herë në javë, madje për fat të keq ai ishte prezentë duke folur me gazetarët, ku trupi i pajetë doli nga rezervuari.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me njoftimin e dhënë më datën 28.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit V. L., 54 vjeç, banues në Kamenicë, i cili edhe pas kërkimeve nga familjarët dhe Policia nuk u gjet ju informojmë se:

Ditën e sotme Polumbarët e Reneas, kanë kryer kërkime në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit V.L, nga rezervuari i fshatit Kamenicë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në rezervuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 31.01.2025 18:12