A do marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit? Lulzim Basha zbulon planin

Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Basha tregoi sot në emisionin “Open”, Basha se ashtu si Berisha në zgjedhjet e vitit 2023, ai do marrë pjesë përmes një koalicioni, pra do të kandidojë nën logon e një partie tjetër.

Kujtojmë se Berisha, i cili në atë kohë nuk kishte logon e PD në zgjedhjet lokale të vitit 2023 u fut në zgjedhje duke përdorur logon e Partisë së Lirisë.

Basha theksoi se do të garojnë me listën e tyre të kandidatëve, duke përdorur hapësirat ligjore që ofron një koalicion pasi logon e tij e ka “uzurpuar zoti Berisha”.

“Nuk do të krijojmë një parti të re, ne e kemi një që është uzurpuar nga zoti Berisha me ndihmën e Ramës dhe presim vendimin e gjykatës. Do ta çojmë këtë betejë deri në fund, deri në Strasburg nëse është e nevojshme. Ne do të hyjmë me koalicion, duke përdorur mundësitë që na japin partitë e koalicionit për të përmbushur teknikalitetet, në një farë mënyrë si e bëri zoti Berisha në zgjedhjet e vitit 2023.

Nuk do të krijojmë një parti të re, ne e kemi një që është uzurpuar nga zoti Berisha me ndihmën e Ramës dhe presim vendimin e gjykatës dhe do t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund, deri në Strasburg po të jetë e nevojshme. Ne do të jemi me listën tonë të kandidatëve në zgjedhje”, u shpreh Basha.


Shtuar 30.01.2025 22:16