Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, mori pjesë sot në ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas.
Në fjalën e tij, kryeministri grek tha se mungesa e Kryepeshkopit do të jetë e pazëvendësueshme, jo vetëm këtu në vendin e tij, por edhe në të gjitha vendet e tjera.
Mitsotakis: Guximi dhe shpresa ishin dy busulla orientuese që e drejtonin Kryepeshkopin në këtë rrugëtim. Në këtë madhështie ne përulemi. Kryepeshkopi i Tiranës, i Durrësit dhe i gjithë vendit ishte një intelektual i besimit, por edhe një shërbyes i thjeshtë për njeriun që kishte në krah. Ka qenë një shembull i ndriçuar i angazhimit të tij. Mungesa e tij do të jetë e pazëvendësueshme, jo vetëm këtu në vendin e tij, por në të gjitha vendet e tjera.