Përfshihet nga flakët apartamenti në Kukës

Një apartament në katin e pestë në njërin prej pallateve në lagjen nr.2 të qytetit të Kukësit, u përfshi nga zjarri rreth orës 11:00 të kësaj të hëne.

Pavarësisht intensitetit, flakët e zjarrit për fat të mirë nuk u përhapen në banesat e tjera.

Dyshimet e para flasin se zjarri, mund të jetë shkaktuar nga një bombël e gazit e ndezur për gatim e cila nga shërbimet zjarrfikëse u gjet në ballkonin e apartamentit ku banonin tre persona, dy bashkëshortët dhe vajza.

Për fat të mirë ata nuk kanë pësuar djegie apo dëme të tjera në trup.

Kjo e konfirmuar edhe nga ekipi i urgjencës së spitalit të Kukësit që ishte në vendngjarje.

Zjarrëfiksit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, i cili la pas dëme materiale.


Shtuar 27.01.2025 12:18