EMRAT/ Ishin kthyer në ”makthin” e qytetarëve, arrestohen 2 ”skifterët” në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kryenin vjedhje në lagje të ndryshme të Durrësit.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Elton Ramce dhe Kristo Myftari.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Step by step”.

Kryenin vjedhje me thyerje në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në automjete, lokale e banesa, Policia identifikoi , kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 6 raste të vjedhjes me thyerje dhe vijon puna për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë të kryera nga këta shtetas.

Dy autorët e dyshuar, me precedent të mëparshëm kriminal, të dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimeve të marra nga drejtues automjetesh, pronarë lokalesh dhe banesash për një sërë raste të vjedhjeve me thyerje të ndodhura gjatë muajt Janar, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Step by step ” si rezultat i të cilit, u arrestuan shtetasit:

E. R., 31 vjeç dhe K. M., 42 vjeç, të dy banues në Durrës, me precedent të mëparshëm kriminal, të dënuar më parë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, prej datës 15 01.2025 deri më datë 23.01.2025, kanë kryer 6 vjedhje me thyerje në lagjen Nr 1, 16 dhe 18 të qytetit të Durrësit , k kanë vjedhur në makina, banesa e lokale , lekë, orendi, e sende të ndryshme me vlerë.

Vazhdon puna për zbardhjen e të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës “, kryer në bashkëpunim.


Shtuar 25.01.2025 13:40

Tags: ,