Të rinjtë ulen në rrugë para Ministrisë së Brendshme pas aksidentit tragjik në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)

Pas aksidentit të rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm ku humbën jetën 4 antarë të familjes Gushi në aksin Fier-Vlorë një grup të rinjsh, kryesisht përdorues të biçikletave, protesuan  përballë Ministrisë së Brëndshme në mënyrë simbolike mbrëmjen e sotme.

Ata bllokuan për 3-4 minuta rrugën përpara Ministrisë së Brendshme dhe më pas u larguan.

Protesta ishte thirrur në orët e fundit në rrjetet sociale në shenje reagimi mbi aksidentet rrugore ne vend.

“Të mblidhemi dhe te shtrihemi ne toke “si te vdekur” duke dhënë një mesazh sensibilizues mbi ngjarjet e fundit. Është momenti për te reaguar. Sot ne atë aksident mund te isha unë, ti apo kushdo nga ne!”


Shtuar 25.06.2021 21:26