Xheneta shqetësohet për lidhjen me Gjestin: Po përgatitem psiqikisht për gjithçka

Në orët e vona të natës, një bisedë ka ndodhur mes Xhenetës dhe Drilonit, ku ata kanë diskutuar rreth gjendjes emocionale të Xhenetës dhe raportit të saj të ndërlikuar me Gjestin. Xheneta, e shqetësuar për lidhjen mes saj dhe Gjestit, ndau ndjenjat e saj duke shpjeguar se mysafirët që kanë hyrë në shtëpi nuk kanë sjellë energji pozitive në marrëdhënien e tyre.

Gjatë bisedës, ajo kërkoi mendimin e Drilonit për situatën dhe si mund të përballet me këto vështirësi. Driloni, i njohur për fjalët e tij të sinqerta dhe mbështetëse, e siguroi se jashtë shtëpisë do të jetë më e lehtë për të përballuar këto sfida. “Nuk e di çka ka ndodhë, por veç e di që kur del jashtë ka me të ardhë shumë më lehtë, se këtu brenda është izolimi të kap malli…Kur të del jashtë edhe nëse është qashtu me Gjestin që ki me përballu shumë më lehtë, se të vin shumë sene nuk ki me pas kohë me mendu”, tha Driloni, duke i ofruar një perspektivë më optimiste dhe inkurajuar Xhenetën që t’i shohë gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Nga ana tjetër, Xheneta tregoi një nivel të lartë të vendosmërisë dhe qetësie, duke u shprehur se po përgatitet psiqikisht për çdo mundësi dhe për çdo sfidë që mund të ndodhë në të ardhmen.


Shtuar 23.01.2025 11:54