Nuk mban mend shtëpinë, policia apel për gjetjen e familjarëve të 18-vjeçarit

Policia ka bërë apel për gjetjen e familjarëve të një 18-vjeçari i cili nuk mban mend shtëpinë e tij.

I riu, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur mbrëmë nga policia në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Gjatë mbremjes së djeshme, në rrugë dytësore Tiranë-Durrës, është gjetur i vetëm në rrugë shtetasi Jonuz Sulaj., rreth 18 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor) i cili nuk mban mend adresën e banimit të familjarëve të tij.

Aktualisht ky shtetas ndodhet pranë Komisariatit të Policisë Nr.6.

Familjarët e tij apo çdo person që mund të ketë kontakte me ta, ju lutemi të telefonojë në 112 ose të paraqitet në Komisariatin e Policisë Nr.6./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 19:14