Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në ambientet e një lokali në Vlorë. Nga kjo përplasje dy persona kanë mbetur të plagosur, ku si pasojë e sherrit një vajzë është prerë me gotë në fytyrë dhe një djalë ka marr plagë në kokë me disa të çara.
Dy të rinjtë e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për më shumë detaje në lidhjen e shkakut të konfliktit në ndodhur në këtë lokal.
Ndërkohë, policia ende nuk ka reaguar për të dhënë një informacion sa më të saktë në lidhje me këtë çështje.