Ndryshime në kabinetin qeveritar të Ramës, lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes

Në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar ka pasur dhe një vendim për ndryshim në qeveri.

Bëhet fjalë për zv.ministrin e Mbrojtjes, Dorian Tola, i cili nuk do të jetë më në këtë detyrë, pas mbledhjes së qeverisë Rama.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”


Shtuar 16.01.2025 18:53