Tërmet në Shqipëri, epiqendra në qarkun e Elbasanit

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Saktësisht, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 20:00.

Sipas EMSC magnituda e tërmetit ishte 3.8 Rihter, ndërsa epiqendra ishte në qarkun e Elbasanit. Momentalisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo dëme materiale.


Shtuar 14.01.2025 21:14