Ndalohet kalimi i kamionëve në Kapshticë, lejohet kalimi i autobusëve e makinave me goma dimërore

Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025 dhe deri në një njoftim të dytë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Gjithashtu bëhet me dije se so të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë. Ndërkohë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre.


Shtuar 12.01.2025 17:23