Gramosi është personazhi i dytë që eliminohet nga “Big Brother VIP” këtë të shtunë, si personazhi më pak i preferuar nga publiku.
Ndërsa një pjesë e mirë e shtëpisë u ndjen të keqardhur, për shkak të afeksionit që kishin krijuar për banorin në këto ditë bashkëjetese në shtëpi, Gjesti nga ana tjetër është lumturuar jashtë mase duke shpërthyer në të qeshura.
Në momentin e përcielljes së Gramosit, Gjesti i ka mbyllur derën e kuqe duke brohoritur, ndërsa shton se kjo ishte karma.
Gramosi: Tu plotësua dëshira…
Gjesti: A të jap dorën dhe të iki?
Gramosi: Më mirë që shkova.
Gjesti: Më mirë që shkove, ti që të shtunën thoje… Unë ta mbyll derën.
Ledioni: Gjesti, a je i lumtur për daljen e Gramosit?
Gjesti: Po, shumë…
Ledioni: A mendon se ke dorë ti në daljen e tij?
Gjesti: Çfarë po thua?! Vetëm për faktin që tha se do të dalësh të shtunën, unë jam i lumtur. Karma…