Gjesti u bë pjesë e shtëpisë së “BBVA” në puntatën e shkuar. Sakaq, spektakli i sotëm nisi me komente nga banorët dhe jo vetëm rreth situatave të krijuara në shtëpi dhe sjelljes që Gjesti ka patur që prej hyrjes së tij në format.
Përveç banorëve, ishin dhe dy opinionistët në studio të cilët e komentuan kështu:
Neda Balluku: “Të rriturit drejtojnë botën, ndërsa të vegjlit shtëpinë”. Gjesti ka drejtuar shtëpinë. Banorët e vjetër në bllok të bëjnë rezitencë. Gjesti nuk priti nëse do merrte bllok, apo do mikpritej. E di që nuk e kanë për detyrë të të mirëpresin. Ai hyri energjik, me provokim. Ai nuk theu asnjë rregull, por vetëm luajti. Një detaj që kam vënë re, është se me çunat ka këtë ‘luftën’, është i përkëdheluri i vajzave. Mbase njëra më shumë se të tjerat, Egli, do e përkëdhelë më shumë.