Gerta Gixhari, gazetaja dhe motra e aktores Olta Gixhari është tashmë një nga banoret e Big Brother VIP Albana 4. Edhe pse ka njohje dhe marrëdhënie me të gjithë banorët për shkak të profesionit si moderatore, duket se Gerta nuk po “përqafohet” nga banorët.
Ajo ka përjetuar një moment dobësie ku nuk ka mundur të mbajë lotët gjatë një bisede me Eglin dhe Arsidën. E prekur, me dhimbje ajo ka treguar se nuk ka pasur asnjë komunikim me vajzat e shtëpisë.
“Unë nuk e di çfarë u kam bërë gocave këtu. Deri mbrëmë nuk kam komunikuar me asnjërën. Do flas me secilën. Ndoshta kam bërë ndonjë gabim”
Ky reagim erdhi pasi mbrëmjen e djshme produksioni e ka surprizuar me një mesazh zanor nga djali, por asnjë prej banorëve nuk ju bashkua emocionit dhe gëzimit të saj.