Kërkoi të linte në mes garën, cili është vendimi përfundimtar i banores së BBVK?

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu prime-n e fundit të spektaklit kërkoi të largohet nga shtëpia.

Mirëpo pas një bisede me moderatorët, ajo tha se do të mendohej dhe njëherë dhe pastaj do të merrte vendimin përfundmitar.
Lidhur me këtë kërkesë të saj, gjatë darkës së nominuarve, banorja mori një pyetje nga publiku e cila ishte: “Pse po luan një lojë viktimizimi kur dëshirove të lësh shtëpinë në ‘Prime’ të hënë?”

Xheneta u përgjigj se nuk ka luajtur viktimën, por natën që ka kërkuar daljen nga shtëpia nuk është ndjerë mire.

Unë nuk hyra për nominime por për të kërkuar që të largohem nga shtëpia në ato momente, edhe plani im ka qenë që të mos përshëndetëm fare me banorët, por të dal nga lavanderia”, u shpreh Xheneta.

“Unë nuk di asgjë për familjen time dhe s’kam probleme me shëndetin ka të bëjë me një situatë brenda në shtëpi që mua nuk më ka pëlqyer dhe në ato momente s’kam dashur të flas me asnjë për të lënë shtëpinë!”

Ndër të tjera Xheneta theksoi se vendimin e saj të gjithë do ta marrin vesh mbrëmjen e sotme (27 dhjetor).


Shtuar 27.12.2024 16:20

Tags: ,