Berisha mesazh të arrestuarve të mosbindjes civile: Ju garantoj se autorët e prangosjes tuaj do marrin ndëshkimin e merituar

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë për mediat, ku foli për protestën e mosbindjes civile që u zhvillua mbrëmë në kryeqytet.

Teksa falenderoi të gjithë qytetarët që iu bashkuan protestës, Berisha u dërgoi një mesazh protestuesve të arrestuar.

Lideri demokrat, u zotua se autorët e arrestimit të tyre do të marrin ndëshkimin e merituar ligjor.

Sali Berisha:Prej këtyre mosbindjeve civile që ne kemi zhvilluar periodikisht dhe aksionit të parlamentit që kemi bërë gjatë vitit dhe protestave para bashkisë së Tiranës demokratët kanë realizuar para Shqipërisë dhe shqiptarëve të pamundshmen, kjo ka tmerruar qeverinë dhe opozitarët e opozitës. Në listën të sukseseve se shpejti do realizojmë qeverinë teknike.

Dua të siguroj shqiptarët se PD në këtë përpjekje më 11 maj do firmosë rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës në Shqipëri. Dua të falënderoj ata dhjetëra mijëra qytetarë që morën pjesë në mosbindjen civile më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe në kushtet më të veçanta. Përshëndes përsëri të arrestuarit tanë që qelitë e diktaturës dhe i garantoj se autorët e arrestimit tyre do marrin të gjithë ndëshkimin e merituar ligjor”.


Shtuar 24.12.2024 13:40