Kuvendi shqyrton projektligjin për Byronë Shtetërore të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Sot, në Kuvendin e Kosovës, dy komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhet në orën 09:00 për të shqyrtuar projektligjin.

Të lidhura

None found

Një orë më vonë, në orën 10:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë raportet e komisioneve kryesore për këtë projektligj.