Parashikimi i motit 19 Dhjetor 2024, kthjellime dhe vranësira

Gjatë ditës së sotme, masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre, duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Kjo situatë meteorologjike, do të na shoqërojë deri vonë gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.


Shtuar 19.12.2024 07:30