Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel.
Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund të shihet në stadiumin e futbollit në Bazel, St. Jakob-Park, u zbuluan çmimet e biletave, slogani dhe logoja e Eurovisionit si dhe skena.
Biletat
Platforma zvicerane e biletave TicketCorner është partneri zyrtar i biletave për Eurosong 2025. Regjistrimi kërkohet për të blerë bileta për konkursin në Bazel. Ky proces do të parandalojë rishitjen e biletave dhe do të sigurojë që sa më shumë fansa të Eurosong të kenë mundësinë t’i shikojnë shfaqjet drejtpërdrejt.
Regjistrimi paraprak tashmë ka filluar dhe përfundon në mesnatën e 10 janarit 2025. Shitja zyrtare e biletave fillon më 29 janar 2025, një ditë pas shortit të gjysmëfinaleve. Çmimet për shfaqje dhe kategori të ndryshme do të variojnë nga 40 euro deri në 370 euro.