E papritur! Xhensila Myrtezaj anulon të gjitha koncertet

Deklarata e fundit e këngëtares Xhensila Myrtezaj i ka shqetësuar të gjithë. Kjo pasi të gjithë koncertet ku ajo do të ishte e pranishme janë anuluar.

Përmes një videoje që këngëtarja ka postuar në profilin e saj në Instagram, ka treguar se po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore që e ka detyruar të marrë mjekim venoz.

“Nuk më ka ndodhur kurrë që të anuloj një koncert ose një event për shkaqe shëndetësore apo personale, e kam mbajtur veten për gocë të fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet se sa dëshirë ose forcë ke ti për të punuar. Mjekja më sugjeroi, në fakt nuk ishte sugjerim, ishte një urdhër që duhet të vazhdoj një terapi venoz dy herë në ditë derisa ta marr veten. Është çështje ditësh dhe unë e di që do të vij sërish më e fortë se kurrë për koncertet e tjera të radhës dhe për të qenë pranë jush”.


Shtuar 15.12.2024 11:21