Si të visheni në festa! Zajmira Qeraxhiu: E kuqja dhe e zeza, ngjyrat dominojnë

Festat e fundvitit sjellin gjithmonë mundësinë për t’u dukur më tërheqës dhe elegant, ndaj dhe zgjedhja e veshjes është e rëndësishme për të krijuar një pamje sa më tërheqëse.

Sipas stilistes Zajmira Qeraxhiu, ngjyrat e kuqe dhe të zeza janë gjithmonë të preferuara për këtë periudhë të vitit dhe kanë një dominim të qartë në festivalet e fundvitit.

E kuqja, një ngjyrë e pasionuar dhe energjike, është një zgjedhje ideale për ata që duan të duken më ndritshëm dhe tërheqës në festa.

Për stilisten, një tjetër këshillë e rëndësishme është që më mirë të zgjidhni veshje cilësore, sesa të vishni shumë rroba që nuk reflektojnë stilin tuaj personal.

Qeraxhiu sugjeron që në asnjë moment nuk duhet të harrojmë që të kombinojmë cilësinë me elegance për një pamjen ideale për çdo ngjarje festive.


Shtuar 15.12.2024 10:57