17-vjeçari Ydai Xhafaj që mbeti i plagosur në shpatull gjatë një sherri në oborrin e shkollës në Fier ka rrëfyer se si ka nisur sherri. Xhafaj shprehet për Top Channel se sherri ka filluar për disa foto të tij dhe shokëve që po shpërndaheshin në rrjetet sociale.
Gjithashtu ai thotë se sherri kishte nisur para një muaj dhe i kishin njoftuar oficerët e shkollës. Më tej 17-vjeçari shprehet se bashkëmoshatari i tij e ka qëlluar katër herë në shpatull. Po ashtu i mituri thotë se ndihet i rrezikuar dhe kërkon vetëm drejtësi.
“Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi. Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës. Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi. Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi,” tha Xhafaj.