Do bëhet nënë për herë të parë, Venera Lumani zbulon gjininë e fëmijës

Dy javë pas lajmit të ëmbël se do të bëhen prindër, çifti i njohur Venera Lumani dhe Lind Islami vazhdojnë të ndajnë momente të veçanta nga kjo fazë e jetës së tyre, duke marrë shumë dashuri dhe mbështetje nga ndjekësit. Por, si në çdo rrjet social, nuk kanë munguar as komentet negative.

Një prej tyre i ishte drejtuar Venerës, ku kritikohej për pamjen e saj. Artistja nuk heshti, por u përgjigj me qetësi dhe maturi. “Shijet dhe mendimet janë të ndryshme, por ndoshta njerëzit që bëjnë komente të tilla kanë më shumë nevojë për dashuri se sa kritikë,” shkroi ajo, duke përcjellë një mesazh pozitiv për ndjekësit.

Përveç reagimit elegant ndaj kritikës, Venera surprizoi fansat duke zbuluar padashur gjininë e foshnjës së saj. Në një postim emocionues, ajo përmendi se “goditjet e vogëlushit në bark” po e mbajnë zgjuar natën. Me humor, ajo shtoi: “E ka nëna boksier,” duke lënë të kuptohet se është në pritje të një djali.


Shtuar 12.12.2024 11:11