Sherr mes dy personave në Durrës, i vdekuri përfundon në kanalin e ujrave të zeza

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit. Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre.

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se autori i ngjarjes ka goditur me grusht viktimën, i cili për pasojë përfundoi në kanalin e ujërave të zeza.

Dyshimet janë se sherri mes të dyve ka nisur pas ngacmimit të gruas së autorit nga viktima e kësaj ngjarje. Mësohet se autori është vënë në pranga nga policia.

Deri më tani nuk dihen identitetet e autorit dhe viktimës. Po ashtu të paqarta mbeten edhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.


Shtuar 10.12.2024 20:29

Tags: ,