Bashar Al-Assad mbërrin bashkë me familjen në Rusi

Presidenti i rrëzuar i Sirisë, Bashar Al-Assad ka mbërritur në Moskë të Rusisë bashkë me familjen e tij.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se Rusia u ofroi atyre azil.

“Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë. Rusia, bazuar në konsiderata humanitare, u dha atyre azil”, citohet një burim i Kremlinit nga TASS.

Pas një periudhe qetësie relative, përleshjet midis forcave të regjimit të Asadit dhe grupeve kundër regjimit u rindezën më 27 nëntor në zonat rurale në perëndim të Alepos, një qytet i madh në Sirinë veriore.

Gjatë 10 ditëve, forcat opozitare nisën një ofensivë rrufe, duke pushtuar qytetet kryesore dhe më pas, të dielën, kryeqytetin, Damaskun.

Përparimi i shpejtë, i mbështetur nga njësitë ushtarake që dezertuan, çoi në rënien e regjimit të Asadit pas 13 vitesh lufte civile.


Shtuar 8.12.2024 20:04

Tags: ,