“Ka nisur një hetim”, gazetarja: Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt në fillim bëri rezistencë

Gazetarja Keti Banushi bëri në “Off the Record” një rezyme të operacionit të agjentëve të BKH në banesën e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku sekuestruan telefonin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Banushi zbulon se nuk ka pasur një kontroll banese për Veliajn, por për atë të vëllait të tij dhe kompaninë e bashkëshortes.

“Hetimi pasuror për Veliajn ka nisur disa muaj më parë. U kërkua informacion në disa banka. Shkresa në media bëri të ditur që ka nisur një hetim.

Nuk e di nëse ka nisur me iniciativë nga SPAK apo me kallëzim. Nga informacionet që kam pas kontakteve me avokatin më është thënë që kishte vetëm kontroll personal për Ajolën dhe kontroll banese për vëllanë e Veliaj.

Ndërkohë që kishte kontroll dhe në kompaninë “Harabel”. Në fillim Ajola ka bërë rezistencë.

Agjentët kanë qëndruar tek kompania deri në 10 të darkës. Nuk ka ende persona në hetim”, tha Banushi për gazetarin Danglli.


Shtuar 7.12.2024 22:58