Pas ndarjes, Ben Affleck bën ndryshimin që J.Lo i lutej ta bënte, por ai refuzonte

Pas ndarjes nga Jennifer Lopez dhe një periudhe të shkurtër reflektimi, Ben Affleck duket se po përpiqet të kthehet në normalitetin e tij, pasi u pa i lumtur dhe në harmoni me ish-bashkëshorten Jennifer Garner gjatë një eventi bamirësie për Ditën e Falenderimeve. Sipas një burimi për RadarOnline.com, aktori po planifikon disa ndryshime në jetën e tij.

Një nga ndryshimet e mundshme që është përmendur është heqja e tatuazhit gjigant të Phoenix-it që Ben Affleck ka në shpinë. Ky tatuazh ka qenë një burim konflikti mes tij dhe Jennifer Lopez gjatë marrëdhënies së tyre, pasi ajo i kërkoi atij që ta hiqte. Megjithatë, Affleck ka refuzuar këtë kërkesë më parë, por tani duket se është i gatshëm të bëjë këtë hap. Sipas raportimeve, ai ka filluar konsultat me specialistë për të hequr tatuazhin me lazer, një proces që do të kërkojë kohë për shkak të madhësisë së tij.


Shtuar 3.12.2024 13:50