Meghan Trainor rrëfen pasojat e mbidozës me botoks: S’mund të buzëqesh më normalisht

Këngëtarja Meghan Trainor ka ndarë së fundmi përvojën e saj të vështirë me mbidozën e botoksit, duke zbuluar se tani po përballet me pasojat e tij, të cilat e kanë lënë të paaftë të buzëqeshë si dikur. Në episodin e fundit të podcast-it të saj “Workin’ on It”, ku ishte e ftuar edhe vëllai i saj Ryan Trainor dhe bashkëshorti Daryl Sabara, Meghan foli hapur për trajtimet estetike që ka bërë gjatë viteve.

Këngëtarja pranoi se ka përdorur botoks disa herë për të rrafshuar linjat e ballit, por më pas ka vendosur ta provojë edhe në pjesë të tjera të fytyrës, përfshirë trajtimin “lip flip”, që është menduar për të rritur buzët. Ajo theksoi se dikush e kishte bindur që kjo mund të ishte një zgjidhje për buzët e saj të holla, por fatkeqësisht rezultoi të ishte një vendim i gabuar.

Meghan shpjegoi se pas këtij trajtimi, ajo ka humbur aftësinë për të buzëqeshur normalisht, gjë që i shkakton dhimbje. “Shiko, kjo është më e shumta që mund të buzëqesh. Kudo që të shkoj, thjesht nuk mund të bëj një buzëqeshje të vërtetë,” tha ajo.

Kujtojmë se Meghan dhe bashkëshorti i saj Daryl Sabara u martuan në vitin 2018 dhe u bënë prindër të një djali, Barry, në vitin 2023. Ata gjithashtu kanë një djalë tjetër, Riley, që ka tre vjet, i cili erdhi në jetë në vitin 2021.


Shtuar 2.12.2024 17:20