Një e rëndë ngjarje është regjistruar në zonën e Kunes në Shëngjin, ku një një person është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati.
Bëhet fjalë për Ergys Lekaj 38-vjeç, i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t`i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe paprakisht bëhet me dije se në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.